Botë

Mogadishu, 13 civilë të vdekur pas sulmit në një hotel

20.08.2022 19:37

Të paktën 13 civilë janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një sulm militant islamik...

Të paktën 13 civilë janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një sulm militant islamik në një hotel në kryeqytetin somalez, ku njerëz të armatosur mbanin peng njerëzit që ndodheshin brenda dhe personelin.
 
Në spital janë shtruar edhe 40 persona të plagosur jo vetëm nga sulmi në hotel por edhe nga një sul parallel me mortaja në një zonë tjetër të kryeqytetit.Luftëtarët e Al-Shabaab, një degë e Al-Kaedës,  sulmuan hotelin Hayat në Mogadishu të premten në mbrëmje.
 
Të shtëna sporadike dhe shpërthime të forta mund të dëgjoheshin pasditen e së shtunës, por detajet mbeten të vështira për t'u verifikuar.
 
Ky është sulmi më i madh në Mogadishu që kur presidenti i ri i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, u zgjodh.