Maqedoni

Stuhi në disa pjesë të vendit: Dëme në Pellagoni, Veles, Çashkë e Shkup

20.08.2022 19:52

Stuhia që goditi pasditen e sotme disa pjesë të vendit, ka shkaktuar probleme...

Stuhia që goditi pasditen e sotme disa pjesë të vendit, ka shkaktuar probleme në Pellagoni, Veles, Çashkë, por edhe në Shkup.
 
Qendra për Menaxhim me Kriza pasdite kan joftuar se nga PUC “Topolka” janë dërguar ekipe në terren për pastrimin e vendit të quajtur Dolgi Rid, ku ka edhe shtylla të rrëzuara përgjegjëse për pastrimin e të cilave, është EVN.
 
Më herët, jostabilitet intensiv ka pasur edhe në Pellagoni, ku ka rënë edhe breshër. 
 
Në stacionin meteorologjik në Qendrën Radare të Topolçanit është regjistruar një erë me shpejtësi prej 150 km/h. 
 
Shi i rrëmbyeshëm i shoqëruar me bubullima ka rënë në mbarë Shkupin. Në Kozle në disa vende era e fortë ka shkaktuar dëme materiale, dëme janë shkaktuar edhe në Kapishtec.