Maqedoni

Shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti i sotëm në Kërçovë

20.08.2022 20:07

Është rritur në 3 numri i viktimave nga aksidenti i sotëm në Zajaz të Kërçovës...

Është rritur në 3 numri i viktimave nga aksidenti i sotëm në Zajaz të Kërçovës, pasi  ka ndërruar jetë edhe shoferi i veturës Golf, 78-vjeçari me iniciale A.I, informojnë nga SPB-Ohër.
 
Paraprakisht në aksident ndërruan jetë dy pasagjeret, 54-vjeçarja T.V. dhe 75-vjeçarja S.C., nga Tetova.
 
Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në orën  09:15, ku një automjeti i tipit “Mercedes”, që drejtohej nga 58-vjeçari M.I. u përplas me veturën “Golf”.