Botë

Qytetarët në Kosovë: Vuçiç po mundohet të fitojë kohë

20.08.2022 20:22

Mosarritja e një marrëveshje mes kryeministrit Kurti e presidentit serb në Bruksel...

Mosarritja e një marrëveshje mes kryeministrit Kurti e presidentit serb në Bruksel ishte e pritshme për qytetarët në Kosovë.
 
Ata kërkojnë nga ndërkombëtarët, presion të shtuar ndaj Aleksandër Vuçiçit, duke theksuar se Serbia tashmë e ka humbur Kosovën dhe kjo nuk mund të zhbëhet. 
 
Teksa vëmendja është përqendruar tek fjalimi i Vuçiç, njoftuar për të dielën mbrëma, qytetarët thonë se ky është plani i Beogradit, që të fitojë kohë e të shtyjë marrëveshjen me Kosovën.