Maqedoni

Qendër Zhupa e ka kryetarin e ri: Arian Ibrahim, fiton mandatin e tretë

20.08.2022 20:37

Komuna e Qendër Zhupës ka zgjedhur më në fund kryetarin e saj pas dy përpjekjeve të mëhershme të dështuara...

Komuna e Qendër Zhupës ka zgjedhur më në fund kryetarin e saj pas dy përpjekjeve të mëhershme të dështuara.
 
Sot u arrit cenzusi i nevojshëm i nevojshëm i një të tretës së totalit të elektoratit, me të cilin kryetar i komunës është zgjedhur Arijan Ibraim.
 
Ibrami u propozua nga Partia Demokratike Turke dhe ishte kandidati i vetëm. 
 
Ky do të jetë mandati i tij i tretë në detyrë. Ai u zgjodh për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2013 dhe u rizgjodh në vitin 2017.
 
Në listën zgjedhore të Komunës së Qendër Zhupës janë regjistruar 7.154 persona me të drejtë vote dhe për Ibrahimin kanë votuar 46,3 për qind.