Fitorja e nëntë në karrierë për Hannes Reichelt
Meshkujt, këtë fundjavë janë të tubuar në Wengen të Zvicrës, ku deri te fitorja në lëshimit e sotëm, erdhi Hannes Reichelt...
Austriaku, I cili regjistroi fitoren e nëntë në karrierën e tij profesioniste, kishte rrëshqitje më të mirë, me kohë prej 2 minuta, 36 sekonda e 14 të qintat.
Bashkë me Reichelt, në piadestal u ngjitën edhe dy skiatorët vendas, Beat Feuz dhe Carlo Janca, ndërsa edhe në pozitën e katërt u ndal një zvicëran, Patrick Kueng. Nga favoritët në disiplinën më të shpejtë, Kjetill Jansrud u përfundoi në pozitën e pestë.
Edhe përkundër këtij rezultati jo aq të mirë, me 45 pikët e fituara sot, norvegjezi vazhdon të prijë në rënditjen e lëshimit këtë vit, 339 pikë të fituara, 107 më shumë se Paris dhe Feuz të cilët ndajnë vendin e dytë.
Sa I përket plasmanit të përgjithshëm, edhe pse nuk u paraqit në lëshimin e sotëm, i pakompromis prinë austriaku Marcel Hirscher me 836 pikë, 167 më shumë se I dyti, Kjetil Jansrud.