Maqedoni
Zanatet e vjetra mezi mbijetojnë, zejtarët presin ndihmë në subvencione
21.08.2022 13:46
Zejtarët janë pjesë e kulturës qytetare. Talenti, përkushtimi dhe magjia e duarve të tyre të arta...

Zejtarët janë pjesë e kulturës qytetare. Talenti, përkushtimi dhe magjia e duarve të tyre të arta, mbajnë akoma të gjalla shumë zanate të vjetra, të cilat me kohë kanë filluar të zbehen.
Një nga ato është edhe Elena, një filigraniste e cila çdo detaj e punon me dorë dhe me shumë mjeshtëri , por thotë se për të mbijetuar si zejtare, kohëve të fundit është mjaft e vështirë. Ajo përvojën e saj me shumë përkushtim, e ndan për më shumë se një dekadë me nxënësit e saj.
“Pas përfundimit të trajnimit ata do të jenë të gatshmëm të punojnë rreth 90 % nga produktet e mundëshme që mund ti gjejmë në treg. Por ata e kanë të nevojshme së paku prej një viti deri në dy të fitojnë praktikë, përvojë dhe shpejtësi në prodhimin e dizajneve për të qenë konkurente në treg”, u shpreh zejtarja Elena Popovska.
Një tjetër zanat që po zhduket është ai i këpucarit. Filipi ka pasur shumë momente në jetën e tij që ka dasur të heqë dorë nga ky profesion, por dëshira dhe mjeshtëria e kanë mbajtur aty ku është sot. Thotë se nuk ka gjë më të bukur se të kthehs një këpucë të vjetër, në të re.
“Kjo atlete është ndryshuar në njërën pjesë, pjesa e rrejtës e cila ishte me skaj tanimë është e punuar me lëkurë. Gradualisht duhet të përpunohet dhe të adaptohet me dëshirën e klientit. Ka punë, mënyra të ndryshme të asaj që bëjmë por mua më inspirojnë më shumë gjërat më të dëmtuara dhe ripërtrieja e tyre. Flasim për këpucë të vjetra 10-20 vjet”, theksoi këpucëbërësi Filip Kostovski.
Këtë vit Qyteti i Shkupit ka ndarë subvencione për zanatet që rrezikojnë të shuhen, me qëllim që të nxitet zhvillimi i zejeve tradicionale. Për herë të parë këtë vit u nda shumë e caktuar e mjeteve për zejtar dhe me këtë I lehtësohet atyre që kanë nevojë.
“Unë aplikova dhe shpresoj të përmbush kushtet. Megjithatë më vjen keq kur mendoj se shumica nga kolegët tanë do të kenë probleme pas iqë situata është e vështirë, shumë nga ata nuk mund t;i mbulojnë shpenzimet e tyre bazë që duhet t’i kryejnë ndaj Qytetit të Shkupit apo të tjerat”, u shpreh zejtarja Elena Popovska.
Zejtarët mbeten me shpresë se do të kenë edhe më tej ndihmë nga Qeveria dhe pushteti lokal. Subvencionet kapin vlerën e 10 mijë denarësh dhe janë siguruar nëpërmjet Programit për Financimin e Projekteve për Zhvillimin e Zejtarisë, Turizmit dhe Tregëtisë.
LEUNORA KALIQI
