Maqedoni

Transfuziologjia: Rezervat e gjakut, gjithmonë stabile

21.08.2022 14:05

Dhurimi i gjakut është veprimi më human që mund të bëjë një njeri i shëndoshë fizikisht...

Dhurimi i gjakut është veprimi më human që mund të bëjë një njeri i shëndoshë fizikisht. 55 mijë qytetarë të vit dhurojnë gjak në vendin tonë. Instituti i Transfuziologjisë punon me të gjitha kapacitetet e edhe pse grupet negative të gjakut për momentin janë deficitare, rezervat e gjakut mbeten gjithmonë stabile
 
“Ne përkujdesemi të përmbushim të gjitha nevojat e pacientëve, vecanërisht të atyre në gjendje urgjente. Shërbimi ynë ka 22 njësi në të gjithë vendin ku mund të dhurohet gjak. Marrim mbi 1500 njësi gjaku në nivel republikan e bëjmë plane ditore për shpërndarjen e tyre , duke përmbushur të gjitha nevojat. Nëse në bazë të planit vjetor kemi mungesë gjaku, dimë të organizohemi e të motivojmë dhuruesit e gjakut përmes aksioneve të vecanta”, u shpreh prof. dr. Eftim Dimitrovski nga instituti i mjekësisë së transfuziologjisë.
 
Edhe gjatë verës pacientët nuk vuajnë mungesën e gjakut nëse kanë nevojë. Vetëm këtë vit janë realizuar 22 mijë dhurime gjaku
 
“Apeli nga unë e nga institucioni ku punoj është që të gjithë që ndjehen të shëndetshëm, të vijnë në institucionin tonë ose në qendrat për dhurimin e gjakut por edhe të marrin pjesë në aksionet për dhurimin e gjakut që organizojmë shpesh. U apeloj edhe atyre që kanë dësirë por nuk kanë duruar gjak deri më sot, t’i bashkangjiten familjes sonë të dhuruesve të gjakut”, theksoi Dimitrovski.
 
Gjaku është ilaci I pazëvëndësuëshëm për shpëtimin e jetëve njerëzore. Sidomos tek rastet urgjente e të lënduarit  gjaku nuk ka cmim. Dhuruesit e gjakut janë heronjtë që u kthejnë buzëqeshjen pacientëve që kanë humbur shpresat dhe familjeve të tyre. Prandaj është mirë të bëheni dhurues gjaku, është akti më i lartë human që mund të bëni në jetë e që nuk ju kushton asgjë
 
GYLTENE SINANI