Maqedoni
KSHZ, rezultatet fillestare jozyrtare
21.08.2022 14:24
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshillin e Tetovës, lëvizja BESA ka fituar 12 mandate këshilltarësh me 9,620 vota të fituara...

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshillin e Tetovës, lëvizja BESA ka fituar 12 mandate këshilltarësh me 9,620 vota të fituara, duke vijuar më pas BDI me 11 mandate me 8,702 vota të fituara, një kandiat më pak.
VMRO-DPMNE 4, LSDM 2 dhe Alternativa dhe PDSH me nga një. LSDM dhe koaliconi morrën kryetarë komunash në Mavrovë, Rostush dhe Qender Zhupë. Medat Krtrovski fitoi mbi një mijë e treqind vota më shumë se kundërshtari i tij Mehmed Xhaferi nga VMRO-DPMNE.
“Në tetovë, LSDM 2 mandate, VMRO-DPMNE 4 mandate, PDSH 1 mandat, Alternativa 1 mandat, Besa 12 mandate dhe BDI 11 mandate. Në qender Zhupë janë rregjistruar 7154 votues, DPTM-Arijan Ibrahimi 3340. Mavrovë dhe Rostushë janë regjistruar 9948 votues. LSDSM- Medat Krtrovski 3266 vota dhe VMRO-DPMNE Mevmet Xhaferi 1935”, u shpreh kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski.
Afati për kundërshtim prej 48 orësh për rrjedhën dhe procedurën e votimit është në vijim, njoftuan nga KSHZ.
“Këto janë rezultatet fillestare jozyrtare të marra pas shqyrtimit të procesverbalit dhe prej të cilave nisin të rrjedhin afatet për kundërshtime. Afatet janë 48 orë për procedurën e votimit, afati është deri të hënën në orën 19:00 të mbrëmjes, ndërsa afati për përmbledhjen dhe publikimin e rezultateve është deri të martën në orën 1:00 të mëngjesit”, theksoi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.
Dita e zgjedhjeve në tri komunat ka kaluar e qetë dhe pa probleme serioze, përveç disa dështimeve teknike, vlerësuan nga KSHZ.
SEDAT SELIMI
