Maqedoni

Mos rangimi në “Listën e Shangait”, Murati: Mungon elementi kyç, hulumtimi shkencor

21.08.2022 14:43

Mos rangimi i asnjë universiteti nga RMV-së këtë vit në 1000 vendet e para të “Listës së Shangait”...

Mos rangimi i asnjë universiteti nga  RMV-së këtë vit në 1000 vendet e para të “Listës së Shangait”, nxjerr në pah paaftësinë  e arsimit sipëror për aftësimin e studentëve.
 
Kështu vlerëson eksperti i arsimit Xheladin Murati, sipas të cilit, rangimi i tillë tregon se sistemit arsimor i mungon cilësia, kurrikulat bashkëkohore, teknologjia adekuate si dhe investimi në shkencë,  i cili është kriter parësor për rangimin e Universitetve në nivel botëror. 
 
“Të investohet në shkencë dhe kërkime shkencore si faktor dhe kriter parësor për cilësi, sepse hulumtimet shkencore janë faktori i parë që e bëjnë rangimin e Universiteteve në nivel botëror. Universitetet duhet të stimulojnë kuadrot universitare , një element themelor që e rrit cilësinë është edhe përgaditja cilësore e mësimdhënësve dhe aftësimi i tyre me shkathtësi perofesionale organizuese dhe menaxhuese”, u shpreh eksperti i arsimit Xheladin Murati. 
 
Gjendja në arsimin sipëror, Murati: Duhen politika konzistente arsimore
 
Arsimi sipëror ka nevojë për reforma substanciale thekson Murati, sipas të cilit  është devalvuar dituria dhe vlerat. Për t’u ndryshuar kjo gjendje, thotë se  Qeveria dhe Universitet duhet t’i përvishen punës. 
 
“Ekziston nevoja urgjente për përmirësimin e performancës dhe për paisjen e gjeneratave të reja me aftësi dhe komptenca të nevojshme, për të arritur këtë duhet të punojmë krah për krah me të gjitha palët, Univeristetet, politikat arsimore dhe Qeveria përndryshe ne do të mbetemi, do të stangnojmë në të njejtin nivel si jemi sot”, theksoi Murati. 
 
Vendi ynë po ashtu duhet të krijojë politika konzistente arsimore, të mos ndryshohen ligjet cdo tre katër vite si dhe të punohet më shumë në autonominë e Universiteteve, potencon Murati.
 
FLUTURA LATIFI