Ngritet niveli i sigurisë publike
Belgjika konsiderohet si një ndër eksportueset më të mëdha të xhihadistëve nga Evropa të cilët luftojnë në frontete e Sirisë dhe Irakut...

Autoritetet belge vlerësojnë se bëhet fjalë për katërqind persona prej të cilëve njëqind janë kthyer në këtë shtet duke iu falenderuar pasaporteve evropiane.Për këtë shkak një ndër masat për mbrojtje nga ky fenomen që del nga takimi internacional i Ministrave është marrja e pasaportave personave të dyshymtë.
“Iu meren pasaportat njerëzve për të cilët dyshohet se paraqesin kërcënim për sigurinë publike dhe do të thotë njerëz për të cilët dyshojmë se janë terrorristë.Por edhe një here të potencoj kjo nuk është propozim apo vendim i Komisionit që të mundem të njejtin ta definoj”.
Cila është arsyeja që këta të rinj të inkuadrohen në këto grupe militante sqaron hulumtuesi i kësaj problematike.
“Disa ekstremist islamik luftojnë për regjimin e kalifatit në Lindjen e mesme, disa janë shumë të rinj dhe kërkojnë avanturë dhe disa janë tepër të rinj dhe të humbur,këto organizata iu mundësojnë të ndjehen të bashkuar”.
Ndërkohë për ruajtjen e sigurisë publike Belgjika ka angazhuar edhe ushtrinë duke e ngritur nivelin e sigurisë nga niveli I tretë në të katërtin.150 ushtarë të shpërndarë në institucionet kyqe shtetërore do të shoqërohen edhe nga pjestarë të policisë. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)
