Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Ruzhin: Refuzime kishte dhe për MO-në e për Prespën

21.08.2022 15:21

Ish ambasadori në NATO, Nano Ruzhin është optimist se vendi do të gjejë zgjidhje politike...

Ish ambasadori në NATO, Nano Ruzhin është optimist se vendi do të gjejë zgjidhje politike edhe për ndryshimet e reja në Kushtetutë, të domosdoshme për vazhdimin e negociateve aderuese në BE. Pjesa dërmuese e opinionit dhe e elitave politike janë të orientuara drejt vlerave perëndimore, nërsa nuk mungon as presioni ndërkombëtar për arritjen e këtij qëllimi, thotë Ruzhin.
 
Nuk përjashton mundësinë, që në ndërkohë të arrithet një marrëveshje me VMRO-në ose me një pjesë të deputetëve të saj. Rikujton se raste të ngjashme ka patur edhe më parë si me ndryshimet kushtetuese që buronin nga Marrëveshja e Ohrit poashtu edhe me ndryshimet që impomoi Marrëveshja e Prespës.
 
“Opozita gjindet në një situatë jo të volitshme, aq më shumë që u nxitua me disa afirmime se do të refuzojë çdo gjë që do t’i ofrohet si mundësi. Mendoj se celula e VMRO-së është kundër kësaj por, sipas mendimit tim, ka individë të cilët janë në situatë që të japin votën e tyre për arritjen e dy të tretave për ndryshimin e  Kushtetutës, aq më shumë që s’bëhet fjalë vetëm për bullgarët e vetëdijësuar por edhe për grupet e tjera etnike”, u shpreh anlisti politik Nano Ruzhin.     
 
Ruzhin: Jemi në krizë, duhet kulturë politike dhe unitet  
 
Subjektet politike duhet të marrin parasysh edhe zhvillimet globale dhe gjendjen e sigurisë të cilat mund të kenë ndikim në sigurinë e vendit, thotë Ruzhin prandaj rekomandon qëndrime politike racionale të cilat në plan të parë kanë interesin shtetëror.
 
“Në ndodhemi në një krizë të krijuar nga krizat ndërkombëtare gjeopolitike dhe mendoj se në këtë moment më me rëndësi është uniteti dhe solidarizimi. Një herë e përgjithmonë duhet të mësohemi që të gjykojmë me kulturë të lartë politike dhe gjithmonë interesin kombëtar dhe shtetëror ta vëmë si vlerën më të madhe ndërsa, interesat e pjesëshme të përfshihen brenda dialogut, që asnjëra palë të mos del e lënduar ose me dinjitet të humbur”, theksoi Ruzhin.
  
VMRO DPMNE është deklaruar e prerë se nuk do të përkrah ndryshimet kushtetuese dhe se grupi i saj parlamentar është unik në këtë qëndrim. Pushteti nga ana tjetër nuk ngutet. Thotë se ka më shumë se një vit kohë për të vazhduar dialogun politik dhe për të bind deputetët që të përkrahin ndyshimet kushtetuese, që pritet të ndodhin në fund të vitit 2023.    
 
SHPËTIM NUREDINI