Botë
Incidenti me ruset ne Gramsh
21.08.2022 15:40
Një incident ndodhi mbrëmë në uzinën Mekanike të Gramshit ku dy shtetas rusë...

Një incident ndodhi mbrëmë në uzinën Mekanike të Gramshit ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas kanë sulmuar dy ushtarë të uzinës, me spraj kimik.
Para sulmit, ushtarët kishin sinjalizuar eprorët për levizjet e dyshimta, dhe kur ata u shfaqën shumë afër, iu kërkua të ndalonin. Pasi tentuan të largoheshin ushtarët Albi Bici dhe Ardian Xhaka u vunë në ndjekje dhe më pas u sulmuan me lëndë kimike. Prangosja e tyre u bë e menjëhershme pasi në vendin e ngjarjes shkuan kolegët e ushtarakëve.
Për ngjarjen reagoi edhe Ministri I Mborjtjes Niko Peleshi, I cili tha se të huajt ishin mbajtur prej disa ditësh në vëzhgim nga autoritetet e shërbimit ushtarak dhe atij informativ. Ministri i Mbrojtjes u dha të drejtë dyshimeve për spiunazh, ndërsa shtoi se ngjarja duhet vlerësuar edhe në rrafshin Gjeopolitik.
“Nuk bëhet fjalë për një protestë të ligjshme, janë futur në një ambient ku nuk duhet të lejohet të futen. Kemi të drejtë të dyshojmë pasi për spiunazh, pasi çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake për të fotografuar dyshohet për spiunazh”, u shpreh Ministri i Mborjtjes Niko Peleshi.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes ndërsa gjendja shëndetësore e dy ushtarakëve shqiptarë është e stabilizuar.
LULJETA NDOKA
