Maqedoni
Fatkeqësi mjedisore, bie niveli i ujit në Liqenin e Prespës
21.08.2022 16:02
Liqeni i Prespës po përballet me një fatkeqësi mjedisore e cila është alarmante...

Ndryshimet klimatike, keqpërdorimi i ujit dhe menaxhimi i dobët i ujërave nëntokësore kontribuojnë në zhdukjen e Liqenit të Prespës.
Niveli i ujit është ulur me 9 metra, ndërsa vija bregdetare është tërhequr me 3.5 km. Ambientalistët alarmojnë dhe kërkojnë reagim urgjent nga të tre shtetet.
“Qeveria jonë duhet të reagojë seriozisht Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë për të bërë një përpjekje dhe një hap të përbashkët, për të rritur kontrollet e zonave ujore rreth liqenit të Prespës, si dhe për ujitjen dhe ujërat nëntokësore”, u shpreh arkeologu nga OJQ “Enheleus Lihnid”, Sasho Kiroski.
Përdorimi i pesticideve për pemëtore kontribuon më tej në përhapjen e algave, dhe për shkak të fosforit dhe azotit të pasuruar, jeta e egër endemike në Liqenin e Prespës po shuhet. Dukshmëria e ujit është ulur nga 30 në 70%.
“Është e dhimbshme kur kalon shtrirjen nga Stenja në Konjsko, atë që 20 vjet më parë mund të arrije këtu vetëm me varkë ose me not, tani mund ta kalosh në këmbë. Megjithatë, do të kaloni mbi disa milionë predha të ngordhura, që është pikërisht dëshmia e ujit që po largohet”, theksoi Kiroski.
Niveli i ujit ka rënë dhe është tërhequr në disa plazhe, ndërsa me ndrysimet klimatike liqeni po vazhdon të tërhiqet. Kërkohet organizim urgjent i qëndrueshëm dhe i integruar ndërkufitar për menaxhimin e ujrave të Liqenit të Prespës.
ILMIJE ZHAKU
