Maqedoni
Kasami, kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare
21.08.2022 16:21
Pas fitores së Lëvizjes besa në zgjedhjet e jashtzakonshme për këshillin e komunës së Tetovës...

Pas fitores së Lëvizjes besa në zgjedhjet e jashtzakonshme për këshillin e komunës së Tetovës, kryetari I kësaj Bartie Bilall kasami kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare
“Për një periudhë të shkurtë ne dy herë e fitojmë BDI- në. Sigurisht që më ligjitimiteti i shqiptarëve të Maqedonisë së veriut duke filluar mu nga Tetova tregon se nuk është më me BDI- në prandaj ne edhe një here nga sheshi i Tetovës kërkojmë zgjedhje të parakohshme që vullneti I shqiptarëve që nga Struga deri në Kumanovë të vijë ne vend”, u shpreh kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Ahmeti: Me rëndësi standardet demokratike, sundimi i ligjit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar se për të më me rëndësi se fitorja është demokratizimi dhe sundimi i ligjit në Maqedoninë e Veriut.
“Për ne me rëndësi janë proceset, më me rëndësi është që të vazhdojmë të investojmë në standardet demokratike, në sundimin e ligjit dhe shtetit juridik”, theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Kryetari I BDI- së Ali Ahmeti uroi që këshilli i ardhshëm të jetë funksional dhe të mos bëhen gabime që janë bërë në të kaluarën që qytetarët ti fusin përsëri në zgjedhje.
ADNAN HAJDARI
