Maqedoni

Gjorçev: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje

21.08.2022 16:43

Vlatko Gjorçev, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së...

Vlatko Gjorçev, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, në një konferencë për media deklaroi se pushteti i LSDM-së u delegjitimua me zgjedhjet e djeshme në Tetovë, sepse, siç analizoi ai, nëse rezultatet pasqyrohen në nivelin e Maqedonisë, atëherë ka një avantazh të dyfishtë të VMRO-DPMNE-së në raport me LSDM-në.
 
VMRO-DPMNE aktualisht ka 50 kryetarë komunash, kurse LSDM 10, kjo do të thotë se Maqedonia duhet të shkojë në zgjedhje sa më shpejt, thotë Gjorçev.
 
“VMRO-DPMNE aktualisht ka 50 kryetarë komunash, LSDM 10. Në 10 qytetet më të mëdha të Maqedonisë qeveria është totalisht e delegjitimuar dhe në Shkup, dje në Tetovë, më parë në Gostivar, Kumanovë, Manastir, Prilep, Ohër, Shtip, Veles, Koçan, Kavadar dhe në shumë vende të tjera. Kjo do të thotë se Maqedonia duhet të shkojë në zgjedhje sa më shpejt. Sa më shpejt që të jetë e mundur, Maqedonia duhet të marrë një qeveri sa më të aftë dhe të përgjegjshme, e cila do ta kalojë Maqedoninë përmes kësaj krize të vështirë, të ashpër që po vjen dhe për të cilën qeveria është plotësisht e papërgatitur”, u shpreh Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.
 
Kuzeska: Humbja e re zgjedhore e Mickoskit
 
Nga LSDM reagojnë duke thënë se Mickovski dhe VMRO DPMNE vazhdimisht sillen me një vend, kërkonë zgjedhje dhe asgjë tjetar, por nuk e kanë parasysh se Mickovski u mposht nga Kovaçevski në përballjen e parë zgjedhore.
 
“Në komunën e tretë ku janë mbajtur zgjedhjet për këshill, në Tetovë, VMRO-DPMNE ka rënie të vazhdueshme dhe drastike të votave që nga zgjedhjet e fundit, ndërsa numri i këshilltarëve në këshillin e LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së mbetet i pandryshuar. Gjithçka është e qartë: Hristijan Mickoski u mposht nga Dimitar Kovaçevski në përballjen e parë zgjedhore”, theksoi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
 
Kuzeska shtoi se qytetarët edhe njëherë i thanë humbësit Mickoski se nuk duan shkatërrim dhe bllokada.
 
SEDAT SELIMI