Botë

Krime: Forcat ruse janë shënjestruar nga sulmi me dron

21.08.2022 17:05

Udhëheqësi rajonal i emëruar nga Rusia ka thënë se një dron ukrainas që synonte flotën ruse të Detit të Zi...

Udhëheqësi rajonal i emëruar nga Rusia ka thënë se një dron ukrainas që synonte flotën ruse të Detit të Zi në qytetin e Sevastopolit u rrëzua në Krime.
 
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës ka përshëndetur marrëveshjen që lejon inspektorët e OKB-së të vizitojnë centralin bërthamor të Zaporizhzhia të mbajtur nga Rusia.
Të shtunën herët, një video tregoi tymin që ngrihej nga zona në Sevastopol ku është vendosur flota ruse e Detit të Zi.
 
BBC thekson se nuk ka verifikuar informacionet në mënyrë të pavarur. Guvernatori i emëruar nga Rusia, Mikhail Razvozhayev, hodhi poshtë seriozitetin e incidentit. Ai tha se mbrojtja ajrore e flotës ishte aktivizuar dhe droni ukrainas ishte shkatërruar.
 
Më vonë të shtunën, z. Razvozhayev tha se sistemet kundërajrore ishin përsëri në funksionim në Sevastopol, por nuk dha detaje.
 
Disa sulme me dronë janë raportuar në Krime ditët e fundit, duke përfshirë njënën bazë ajrore pranë Sevastopol të enjten dhe një tjetër në port të premten.
 
Në fillim të muajit, nëntë avionë rusë u shkatërruan në një sulm në bazën ushtarake ruse në Saky, në bregun perëndimor të Krimesë.