Bombarduesit amerikanë B52 , fluturojnë sot mbi Shkup

22.08.2022 09:50

Dy bombardues amerikanë B52 do të fluturojnë....

Dy bombardues amerikanë B52 do të fluturojnë sot pasdite mbi Shkup për të mirëpritur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut  në NATO.

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, dy avionët luftarakë B52 të Forcave Ajrore Amerikane në Europë dhe Afrikë do të fluturojnë mbi Shkup në orën 14:35.

Për të treguar përkushtimin dhe garancinë e sigurisë ndaj aleatëve ballkanikë dhe partnerëve në NATO, sot, përveç qiellit të Shkupit, avionët do të fluturojnë edhe mbi Shqipëri,  Malin e Zi dhe Kroaci.

Fluturimet e këtyre avionëve, dëshmojnë një aleancë të fortë në NATO dhe paraqesin një garantues për të gjithë zonën euroatlantike, përfshirë Maqedoninë e Veriut.