I përfundoi karburanti, avioni përplaset në autostradë

22.08.2022 10:20

Një avion i vogël bëri ule të detyruar në një autostradë në Florida....

Një avion i vogël bëri ule të detyruar në një autostradë në Florida dhe rrëshqiti për dhjetëra metra, pasi piloti nuk e kishte parë nivelin e karburantit, i cili u harxhua ndërsa ishte në ajër.

Remy Colin ishte i vetmi person në bord, i cili shpëtoi mrekullisht me vetëm lëndime të lehta pas përplasjes dramatike,  në rrugën plot me makina në Bulevardin e Universitetit në North Econlockhatchee në Orlando.