Oda e zejtarëve të RMV-së: 10 veprimtari të mbyllura në një muaj në Kumanovë
Veprimtaritë e ndryshme të artizanateve dhe zejtarët e vendit tonë....

Veprimtaritë e ndryshme të artizanateve dhe zejtarët e vendit tonë, kohëve të fundit, e sidomos gjatë kësaj vere u përballën me vështirësi të mëdha ekonomike. Deri te një gjendje e këtillë sollën pandemia me virusin Korona, ngritja e çmimeve të materialeve të ndryshme dhe repromaterialeve si dhe konkurenca jo formale.
Si pasoj e kushteve të rënda ekonomike, disa zejtarë nuk mundën të vazhdonin tujte dhe u detyruan t’i mbyllin veprimtaritë e tyre, edhe përkundër faktitit se merrnin ndihma nga pushtetet lokale e ai qëndror.
“Në nivel rajonal (Rajoni i Kumanovës), janë mbyllur 10 Zejtari vetëm muajin e kaluar, gjithashtu kemi edhe në nivel republican por ende jemi në përpilim e sipër të të dhënave. Për fat të mirë institucionet lokale ishin ata që ndihmuan me para të gatshme si dhe institucionet qëndrore më duhet ta veçoj këtu Ministrinë e Ekonimisë e cila na subvencionoi me repromateriale, dhe kështu po mundohemi sado pak ta zbusim situatën dhe se si të mundemi t’u ndihmojmë në të ardhmen”, - deklaroi Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Falziji.
Oda e zejtarëve të RMV-së: Lëndët bazë u rritën, patëm sezon të dobët
Ndonëse kaluam edhe një sezon ku pritshmëritë ishin të mëdha për shkak të organizimeve të ahengjeve të ndryshme familjare, nga Oda e Zejtarëve të RMV-së, konstatojnë se megjithatë ky ishte një sezon i dobët dhe jo fitimprurës.
“Lëndët bazë janë ngritur në çmim, pastaj edhe pse ishte sezona e eventeve shumë veprimtari hasën në konkurencë jo formale apo ekonominë e zezë, edhe ligji i të dielës ditë jo pune pati shumë ndikim tek zejtaritë shërbyese, ne u ballafaquam me potencial të vogël blerës dhe nga aty rrjedh fakti se nuk kishim sezonë si viteve të kaluara”, deklaroi mes tjerash Falziji.
Në vendin tone, sipas Odës së Zejtarëve, ekzistojnë mbi 20.000 veprimtari artizanatesh me rreth 70.000 zejtarë. (Fatlum Aqifi, TVM2)
