Tajlandë, përmbytjet më të mëdha në 60 vitet e fundit

22.08.2022 12:39

Njerëzit që jetojnë në rrethet Lom Sak dhe Lom Kao....

Njerëzit që jetojnë në rrethet Lom Sak dhe Lom Kao të provincës veriore të Phetchabun të Tajlandës po përballen me atë që përshkruhet si përmbytjet më të këqija në 60 vjet, pas shiut të madh të së dielës mbrëma. Reshjet e dendura të shiut, të matura mbi 200 mm, bënë që lumi Pa Sak të vërshonte .

“Tempulli u përmbyt  më shumë se vitin e kaluar, dhe gjithashtu më shumë se 2011. Përmbytja e vitit 2011 nuk ishte aq e keqe sa kjo. Për të shkuar në tempullin tonë, na duhet të  ecim nëpër ujë".

Guvernatori i Phetchabun, Krit Kongmuang, urdhëroi vullnetarët dhe zyrtarët nga zyra e provincës publike për parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive, për të ndihmuar njerëzit e goditur më keq të evakuohen në terrene më të larta. (Aida Ziberi, TVM2)