Maqedoni
Arsovski: ISHSHS të publikojë licencat për spitalin e syve
22.08.2022 14:02
Heshtja dhe mospublikimi licencave të funksionimit të spitalit të syve...

Heshtja dhe mospublikimi licencave të funksionimit të spitalit të syve, pjesë e qendrës mjekësore Promedika, është tregues i mjaftueshëm se inspektorati shtetëror shëndetësor sanitar fsheh diçka ose tenton të fshehë dhe hesht, akuzojnë nga opozitarja VMRO-DPMNE.
“A ka ky spital i syve licenca për të kryer operacione që tashmë i bën dhe i reklamon? Kjo është pyetja për të cilën duhet të përgjigjen inspektorati dhe Ministria e Shëndetësisë. Nëse punonin pa licenca për kryerjen e operacioneve, si paguanijnë për të njëjtën, pra si i paguajnë taksat për paratë e qarkulluara. Këto janë dy pyetjet që nuk duhet t'i shmangin as Inspektorati Shtetëror Shëndetësor Sanitar dhe as Ministria e Shëndetësisë.”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
