Maqedoni

Protestë simbolike e kamionxhinjëve, kërkojnë takim urgjent në qeveri

22.08.2022 15:08

Sindikata e pavarur e kamionxhinjëve protestoi në mënyrë simbolike para Qeverisë...

Sindikata e pavarur e kamionxhinjëve protestoi në mënyrë simbolike para Qeverisë, për të shprehur pakënaqësitë që shkaktohen nga pritjet e mëdha si rezultat i mosfunksionimit të mire të vendkalimeve kufitare. Për shkak të kolonave të mëdha, mallërat prishen dhe vet vozitësit duhet të kompenzojnë dëmet u tha me këtë rast. 
 
“Kolona me e vogël në vendkalimet kufitare  është dhjetë kilometra siç është në Tabanovc, Bllacë, Bogorodicë dhe vendkalimet e tjera kufitare. Të gjitha vendkalimet kufitare punojnë me një sistem të vjetëruar, që daton nga vitet e 80 dhe çdo ditë ndërpritet dhe si rezulata mallrat prishen dhe duhet dëmi të kompenzohet nga vet vozitësit. Poashtu punon vetëm një korsi, por çdo vendkalim kufitar duhet të ketë minmum dy korsi, ky njëra duhet tu shërbejë transportueseve që shkojnë drejt vendeve të jashtme, e që nuk kanë nevojë të kalojnë të gjitha terminalet në vendkalimet kufitare.”, tha Marijan Stevkovski, kryetar i sindikatës së vozitësve profesional.
 
Nga ky sindikatë kërkojnë takim urgjent me Qeverinë dhe gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë për kërksat e tyre. 
 
FLUTURA LATIFI