Maqedoni

Oda Ekonomike: Çmimi i energjisë problemi më i madh aktual

22.08.2022 15:23

Ekonomia e vendit momentalisht nuk ka problem më të madh se çmimi i energjisë elektrike...

Ekonomia e vendit momentalisht nuk ka problem më të madh se çmimi i energjisë elektrike, vlerësojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut. Ata kërkojnë nga qeveria që të gjejë zgjidhje të balansuara, të cilat do ti mundësosin sektorit privat të mbijetojë. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë shumë kompani do të mbyllen do do të humben shumë vende pune. Nga Oda alarmojnë se rreziqet janë të mëdha, andaj duhet reagim urgjent.
 
“Para meje kam të dhëna konkrete për faturën e rrymës e një kompanie anëtare të odës. Edhe pse në korrik të këtij viti, kompania ka harxhuar më pak rrymë se korrikun e vitit të kaluar, fatura e energjisë elektrike është gati gjashtë herë më e lartë në krahasim me korrikun e kaluar. Vitin e kaluar ka paguar rreth 1 milion denarë, këtë vit 6 milion denarë. Pyetja është se cili biznes do ta durojë kltë dhe deri kur?”, tha Zoran Jovanovski, nënkryetar i OEMV-së.
 
Oda Ekonomike këtë vit priten më shumë falimentime
 
Këtë vit rrezikohen të falimentojnë më shumë biznese se vitin e klaluar. Duke iu referuar shifrave të Regjistrit Qendror, Jovanovski tha se në vitin 2021 nga janë fshirë rreth 7 mijë persona juridik, kurse këtë vit në periudhë 8 mujore janë fshirë mbi 5 mijë.
 
“Me këtë dinamikë të fshierjes, këtë vit do të  fshihen më shumë se vitin e kaluar. Duke marrë parasysh rdhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike, parashtrohet pyetja, edhe sa kompani do tia vendojnë drynin biznesit të tyre.”, tha Jovanovski.
 
Jovanovski gjithashtu tha se problem me çmimin e energjisë elektrike I bën kompanitë tona jo-konkurente. Sa i përket rritjes së prodhimit vendor të energjisë elektrike, nga Oda thanë se mund të rritet, por është e nevojshme që të hiqen pengesat administrative.
 
ERSAN PAJAZITI