Zgjedhjet Lokale 2022, LSDM: VMRO humbi në Mavrovë dhe Zhupë

22.08.2022 15:39

Rezultatet e zgjedhjeve lokale për këshill komunal në Tetovë....

Rezultatet e zgjedhjeve lokale për këshill komunal në Tetovë dhe për kryetar komune në Mavrovë dhe Rostushë dhe në Qendrën Zhupë, edhepse në plan të parë dukeshin të parëndësishme, patën efekte politike.

Në Tetovë, në bllokun shqiptar fitoi Lëvizja Besa e ndjekur nga BDI, ndërsa në bllokun maqedonas raporti mes VMRO-së dhe LSDM-së ishte dy me një, në favor të VMRO-së.

Në Mavrovë dhe Rostushë dhe në Qendrën Zhupë fituan kandidatët e LSDM-së. Partitë politike me interpretime të ndryshme të rezultateve.

“Ata që ishin më të zëshëm dhe flisnin për zgjedhje të parakohëshme parlamentare, në këto zgjedhje të jashtëzakonshme lokale përjetuan humbje absolute. Humbën në të dy komunat në mënyrë katastrofike dhe kjo është dëshmi se anketat që porosisnin janë joreale dhe pa relevancë. E njëta do të ndodh edhe në zgjedhjet e regullta parlamentare në vitin 2024, përkatësisht edhe në ato zgjedhje Mickovski do të humb.” – tha Darko Kaevski nga LSDM.

VMRO: LSDM humbi në Tetovë 2:1  

Për dallim nga LSDM e cila veçon fitoren në Mavrovë dhe Rostushë dhe në Qendrën Zhupë, VMRO DPMNE veçon fitoren e saj në Tetovë.

“Kovaçevski tani ka pasqyrë të qartë se çfarë e pret në zgjedhjet parlamentare dhe prandaj tre ditë përpiqen të relativizojnë humbjen para anëtarësisë. VMRO DPMNE fitoi katër mandate këshilltarësh në Tetovë ndërsa LSDM vetëm dy. Kjo tregon qartë se si do të jetë raporti në përbërjen e re parlamentare.” – deklaroi Dafina Stojanoska, nga VMRO DPMNE.

Në zgjedhjet për kishilltarë komunal në Tetovë, Lëvizja Besa dhe VMRO DPMNE fituan 16 këshilltarë. Konsiderojnë se kanë shumicë stabile për të realizuar ofertën parazgjedhore.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit të kaluar Lëvizja Besa fitoi katër këshilltarë më shumë ndërsa BDI, një më shumë.

Më keq rezultoi, ASH dhe grupi i të pavarurve. Humbja e listës së ASh-së për këshilltarë në Tetovë, shtyu kreun e saj, Ziadin Sela, që të jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të partisë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)