Maqedoni
Kos, në RMV funksionon skemë jo ligjore mes bankave
22.08.2022 16:01
Që nga viti 2004, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekziston një skemë e mirëkrijuar...

Që nga viti 2004, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekziston një skemë e mirëkrijuar përmes së cilës disa banka komerciale kanë shkelur sistematikisht rregulloret në fushën e bankave, në mënyrë që përveç kreditimit të lejuar me ligj, të mund të kryejnë huadhënie të ndaluar ligjërisht, kryesisht subjekteve që në përputhje me rregulloret e sipërpërmendura nuk mund të marrin kredi bankare.
Këto janë pjesë e konkluzioneve të ekipit të ekspertëve të krimit bankar të udhëhequr nga eksperti evropian Drago Kos, pas hetimit të pavarur për falimentimin e Eurostandard Bank.
“Nuk dihet se cila është përqindja e sektorit të shëndosh bankar në vend, dhe sa është përqind e atyre të cilët janë mbi sektorin bankar dhe pjesë e kësaj loje. Kjo mendoj se është faktori kryesor se pse vendi nuk është futë më thellë ne hetimet për dështimin e kësaj banke”, u shpreh eksperti i sistemit bankar Drago Kos.
Falimentimi i “Eurostandard Bank”, Kostovski akuza pushtetit dhe sistemit bankar
Ndërsa pronarë i Eurostandard Bank, akuzoi se në rastin e falimetimit të kësaj banke bëhet fjalë për krim të organizuar nga elita politika, që sot udhëheqin me shtetin dhe sistemin bankar.
“Kur filluam të hetojmë se ku gjendet të hollat, dhe ku kanë përfunduar të njejtat atëher është sjellë vendim nga eksponent të cilët sot udhëheqin me Maqedoninë, dhe ato sot ushëheqin sektorin bankar, politik e shoqëror të vendit. Sot ishin të ftuar edhe përfaqësues të partive politike edhe të pozitës edhe të opozitës, sepse po flasim për krim të organizuar, dhe sot ato nuk i kemi. Banka Popullore e bëri sakatosjen, pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare pa formim të Qeverisë, dhe pa formim të Kuvendit. Segmenti i dytë që tregon se ky është një akt I planifikuar është Qeveria Teknike e cila është udhëhequr nga Oliver Spasovski”, theksoi pronari i Eurostandard Bank, Trifun Kostovski.
“Bartësi kryesor i kësaj problematike është Banka Komerciale, në bazë të asaj të cilën ne arritëm ta lexojmë, kush kishte arritë marrëveshje që në Eurostandart Banka të hapin xhirollogari, dhe të hapin kreditime, pra dikush nga sektori bankar, apo më mirë thënë nga Banka Komerciale, sepse ato I kanë njohur udheheqësit e Eurostandart Banka dhe e kanë zgjedhe këtë çështje”, u shpreh Irina Francekovic.
Sipas prononcimeve të bankës gjatë periudhës 2004-2011, në skemë janë përfshirë shtatë banka, 45 kompani të tjera dhe një person fizik. Në të njëjtën periudhë janë vërtetuar të paktën 103 nënshkrime të falsifikuara në urdhra transferimi, pesë nënshkrime të falsifikuara në marrëveshje kredie dhe 32 nënshkrime të falsifikuara në marrëveshje kredie, si dhe janë hartuar dhe nënshkruar 40 marrëveshje kredie fiktive dhe 81 marrëveshje kredie fiktive.
Përmes kësaj skeme, e cila ka funksionuar nga viti 2004 deri në vitin 2011, vetëm përmes dy kompanive, Komercijalna banka ka fituar 5,573,602 euro fitime të paligjshme, ndërsa këto dy kompani kanë pësuar dëme në vlerë prej 21,601,991 euro, thuhet në raportin e publikuar.
FITIM KRYEZIU
