Bruksel, Lajçak dhe Eskobar këtë javë vizitojnë Prishtinën
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar....

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin.
Vizita e zyrtarëve të lartë evropian dhe amerikan, sipas të gjitha gjasave, realizohet gjatë kësaj jave, dhe vjen pas dështimit të bisedave të javës së kaluar në nivel të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb ku palët nuk ia dolën të dakrodohen në lidhje me zgjidhjen e cila do evitonte eskalimin e situatës në veri në fund të këtij muaji.
Siç njoftojnë mediat kosovare Lajҫak dhe Escobar synojnë përafrimin e qëndrimeve të palëve në mënyrë që zgjidhja të gjendet më së largu me 31 gusht.
Ishte menduar që këtë javë në Bruksel të takohen kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia në mënyrë që të vazhdohen bisedat në lidhje me zbatimin e vendimit të qeverisë së Kosovës sa i përket lëshimit të dokumenteve hyrëse dhe dalëse për shtetasit serb si dhe targave të automjeteve, por duket se ky takim do realizohet vetëm pas vizitës së Lajҫakut dhe Escobarit në kryeqytetin kosovar dhe atë serb dhe do varet nga suksesi që këta dy do e arrijnë gjatë bisedave me palët.
Ndërsa Ambasada gjermane në Prishtinë ka bërë të ditur se Kancelari Scholz do t’i ftojë këtë vjeshtë Kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq për takim në Berlin. Gjermania është aktivisht e përfshirë në çështjen e dialogut Kosovë – Serbi dhe është në kontakt me përfaqësuesit e caktuar nga Bashkimi Evropian dhe emisari amerikan, Gabriel Escobarin, thotë Ambasada gjermane në Prishtinë.
Ndërsa ish-ambasadori amerikan, Greg Delaweie, në një postim në twiter ka shkruar e quan luftënxitës të Ballkanit presidentin serb Aleksandër Vuçiçin.
“Mos u gënjeni, Serbia është kërcënimi i njëmendtë këtu, e jo Kosova”, shkruan ish ambasadori amrikan. Reagimet kanë të bëjnë me masën e reciprocitetit të paralajmëruar nga qeveria e Kosovës ndaj Serbisë dhe targat e veturave me RKS, me çka nuk pajtohet Serbia, e cila insiston që targat e serbëve të jenë me KS.
