Stamboll: Sulm terorist, dy të vdekur

18.01.2015 18:16

Një sulm terrorist ka ndodhur pasditen e sotme në Stamboll të Turqisë, duke shkaktuar një bilanc prej dy të vdekurish e katër të plagosurish...

Një sulm terrorist ka ndodhur pasditen e sotme në Stamboll të Turqisë, duke shkaktuar një bilanc prej dy të vdekurish e katër të plagosurish.

Sipas agjencisë Anadolu, ende nuk është e qartë dinamika e ngjarjeve. Ndërkaq, thuhet se policia zbuloi në lagje të tjera të Stambollit dy bomba të tjera që ishin gati për të shpërthyer.