Botë

Ukrainë, 9000 ushtarë të vrarë nga fillimi i luftës

22.08.2022 16:58

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se pothuajse nëntë mijë ushtarë ukrainas kanë vdekur që nga fillimi i luftës nga Rusia në shkurt të këtij viti....

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se pothuajse nëntë mijë ushtarë ukrainas kanë vdekur që nga fillimi i luftës nga Rusia në shkurt të këtij viti.
 
Kjo është hera e parë që Ukraina zbulon shkallën e humbjeve të saj ushtarake që nga fillimi i luftës, i mbrojtur më parë si një sekret i ruajtur fort, shkruan The Guardian. Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë nuk specifikoi nëse totali përfshin të gjitha forcat e armatosura që mbrojnë Ukrainën, përfshirë rojet kufitare. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë më parë se një milion njerëz janë të përfshirë në mbrojtjen e Ukrainës. Autoritetet kanë thënë se deri në 200 ushtarë ukrainas po vdisnin në ditë.