Eskobar dhe Lajçak në përpjekjen e rradhës në Prishtinë dhe Beograd

23.08.2022 13:51

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor....

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, arrin në Prishtinë ku do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe më pas edhe me liderët e opozitës, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Takimi kryesorë pritet të realizohet të mërkurën kur në Kosovë pritet të arrijë edhe emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Escobar dhe Lajçak vijnë në Kosovë pak ditë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, por në atë takim nuk u arritë ndonjë marrveshje për targat dhe reciprocitetin. 

Kryeministri Kurti të mërkurën në mbledhjen e kabinetit qeveritar pritet të flas për takimin e 18 shkurtit në Bruksel, me presidentin serb, Vuçiq.

“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, bëjnë të ditur nga qeveria e Kosovës.

Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar ambasadorin amerikan Kristofer Hill me të cilin siç bën të ditur presidenti serb, është biseduar për situatën pas raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel.

“Bisedë konkrete dhe kuptimplotë me ambasadorin Hill për situatën pas raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel. E ritheksova qëndrimin konsistent të Serbisë, e cila vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje kompromisi, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Ai i ka përcjellë ambasadorit Hill se serbët që jetojnë në Kosovë kërkojnë pa kushte formimin e Asociacionit e komunave me shumicë serbe.

Takimi Vuçiq-Hill, i paraprinë vizitës në Beograd të përfaqësuesit special të BE-së Lajçak, dhe të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. (Gyltene Sinani, TVM2)