Vërshimet në Tetovë, banorët e Xhermës: Të na vlerësohen dëmet

23.08.2022 15:32

Reshjet dhe stuhitë e shiut gjatë pasdites së të hënës në Tetovë....

Reshjet dhe stuhitë e shiut gjatë pasdites së të hënës  në Tetovë,  kanë bërë dëme të konsiderueshme matriale, nëpër shtëpitë e shumë qytetarëve .

Më kritike ka qenë situat në fshatin Xhermë,  ku si pasojë e vërshimve është dëmtuar një shtëpi dhe disa vetura.

“Shpija u mbyt komplet , uji e nxori edhe themelin e shtëpisë. Unë jam me karrocë e dola që të shpëtoj veten. Themeli është prishur, gjithçka është mbushur me ujë, shihen muret  që janë krisur, dyert” – tha banori, të cilit iu dëmtua shtëpia nga të reshurat e mëdha të shiut.

Banorët e Xhermës kërkojnë nga institucionet që të marrin masa, pasi siç shprehen ata n,ëse nuk parandalohet,  mund të ndodhë më e keqja. 

Thonë se ende nuk ka ardhur askush të vlerësojë dëmet.

“Jo, jo, jo, as vlerësime, asgjë”

“Ishin mbrëmë, po ende nuk kanë bërë vlerësime”

“Mbrëmë ishin përfaqësuesit e komunës, sollën një bager, pastruan rrugën e mesme. Sot ishte edhe drejtori për menaxhimin me kriza, e pa vendin. Edhe ata intervenuan me një bager dhe një kamion për të pastruar të tre rrugët” – thanë disa banorë tjerë të Xhermës.

“Pa mbrojtje këtu është kot. Le ta kthejnë kokën nga ne, se fshatrat malore i kanë lënë anash, po na ikin njerëzit. Duhet ta rregullojnë infrastrukturën se u dërrmuam” – u shpreh Kryetari i Bashkësisë lokale- Xhermë, Ruhan Adili.

Kasami: Nuk kemi bashkëpunim me pushtetin qëndror

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, kërkon nga qeveria që t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Tetovës, e  kjo kërkesë të realizohet, jo të refuzohet, siç u refuzua dy muaj më parë për kompenzimin e dëmëve të shkaktuara nga vërshimet.

“Për rastin e parë ju drejtuam qeverisë, por nuk patëm përkrahje. Në mbledhjen e parë të konsitutimit të Këshillit,  do sjellim vendim për sanimin e dëmeve nga vërshimeve paraprake. Por dua të potencoj se nuk kemi bashkëpunim, as me pushtetin qëndror, e as me agjencinë për vlerësimin e dëmeve” – u shpreh Kryetari i Komunës se Tetovës, Bilall Kasami.

Ndërkohë në Xhermë, nga tre rrugët  e bllokuara nga vërshimet  njëra edhe me tej vazhdon  të mbajë të  bllokuara 50  shtëpi. (Visar Sadiki, TVM2)