LSDM: VMRO dhe Levica humbën zgjedhjet, qytetarët kundër opsioneve anti BE
LSDM konsideron se VMRO-DPMNE ka humbur në zgjedhjet lokale....

LSDM konsideron se VMRO-DPMNE ka humbur në zgjedhjet lokale në Tetovë, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendrën Zhupë dhe se rezultatet kanë dëshmuar se qytetarët nuk duan bllokime, destruktivitete dhe gënjeshtra. Sipas partisë së Kovaçevskit, VMRO ka humbur edhe gjysmën e elektoratit në Tetovë, edhe pse pretendon se ka dalë fituese.
“Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshilltarë në Komunën e Tetovës, VMRO-DPMNE shënoi rënie dramatike të përkrahjes nga qytetarët. Nga afër 6000 vota në vitin 2017, VMRO-DPMNE ra në 3000 vota. VMRO në Tetovë, e cila ka 80 mijë votues, fitoi më pak vota se LSDM dhe Koalicioni në Qendrën Zhupë.”,- deklaroi Martin Kostovski nga LSDM.
Më keq e pasoi “E Majta” e Apasievit, thonë nga LSDM, e cila nuk fitoi asnjë këshilltar komunal.
“Nxënësi Apasiev e tejkaloi rënien e profesorit Mickovski, në Tetovë nuk fitoi asnjë këshilltar. Fitorja e dyfishtë e koalicionit të kryesuar nga Kovaçevski dëshmoi se Mickovski dhe Apasiev nuk kanë përkrahjen e qytetarëve.”,- tha Martin Kostovski nga LSDM.
Sipas LSDM-së, rezultatet e zgjedhjeve dëshmojnë se qytetarët janë kundër koalicionit, siç thonë, anti-evropian të Mickovskit dhe Apasievit.
Kjo ka qenë arsyeja që kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar në Mavrovë dhe Rostushë, anëtar i Komitetit Qendror të partisë, ka humbur me diferencë prej 1300 vota nga kundër-kandidati i LSDM-së. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
