Këshilli i Prokurorëve, diskuton pas dyere të mbyllura për ankesën e prokurores Ruskoska

24.08.2022 11:51

Ka nisur seanca e 63-të e Këshillit të Prokurorëve....

Ka nisur seanca e 63-të e Këshillit të Prokurorëve, ku pas dyerve të mbyllura  diskutohet për ankesën e prokurores në Prokurorinë për Luftë Ndaj krimit të Organizuar dhe Korrupsionit,  Vilma Ruskoska ndaj vendimit të prokurorit republikan për suspendimin e saj nga puna.

Para nisjes së seancës gazetarët u larguan nga salla ku është mbledhur këshilli, me arsyetimin se mbledhja është e tipit të mbyllur me qëllim që të  mbrohet integriteti i  prokurores së  përfshirë.