TETOVË

Në pranverë punimet për teatrin dhe bibliotekën

18.01.2015 19:36

Ne pranvere do te fillojne punimet per ndertimin e teatrit dhe bibliotekes ne Tetove...

Kështu bën të ditur Drejtori i Qendrës për kulturë në qytetin e Tetovës Haki Fazliu, sipas të cilit është në rrjedhë e sipër procedura adminsitrative për sigurimin e lejeve të nevojshme në përputhje me ligjin.

Ai njëherit sqaron se para fillimit të punimeve, do të duhet të dislokohen edhe barakat që aktualisht ndodhen në vendin, ku duhet ndërtohet objekti i Teatrit dhe bibliotekës dhe se për këtë është  informuar edhe ndërmarrja publike për menaxhim me lokalet afariste, që të mos i vazhdoj kontratat.

Objekti megjithate është paraparë të përfundoj në tërësi në vitin 2017-të.