“Covid-19”, ISHP: Ulje me 22,7% e numrit të të sapoinfektuarve

24.08.2022 12:13

Instituti i Shëndetit Publik...

Instituti i Shëndetit Publik në raportin një javor ( 15-21 gusht)  thekson se është regjistruar një rënie prej 22,7% e numrit të të infektuarve rishtazi me “Covid-19”. Krahasuar me javën e kaluar,  janë regjistruar 2686 raste në 34 qytete të shtetit.

Në të njëjtën periudhë, në laboratorët që kryejnë testimin molekular dhe antigjenik për praninë e SARS-CoV-2 janë testuar gjithsej 6867 materiale, me një rënie prej 10,6% krahasuar me javën e kaluar.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, 1130 raste ose 42,1 për qind, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Dellçevë, ku ka 353 të infektuar për 100.000 banorë.

Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat. Më e përfaqësuar është grupmosha e personave mbi 60 vjeç - 1121 ose 41.7%.

Numri më i vogël është regjistruar në grupmoshën 10-19 vjeç – 86 ose 3,2%. Krahasuar me javën e kaluar, rënie është regjistruar në të gjitha grupmoshat, me rënien më të dukshme prej 36,3% në grupmoshën 10-19 vjeç

Javën e kaluar, nga 15 deri më 21 gusht, u raportuan 20 vdekje, identike me javën e kaluar. ISHP shton se numri më i madh i vdekjeve janë nga Ohri - 5, dhe 4 vdekje janë raportuar nga Shkupi, 2 nga Velesi, Struga dhe Kumanova dhe nga një nga Strumica, Prilepi, Probishtip, Shtipi dhe Gostivari.

Përsa i përket grupmoshës, 18 të vdekur janë mbi 60 vjeç dhe një nga grupmoshat 50-59 dhe 40-49 vjeç. Nëntëmbëdhjetë nga rastet e raportuara kanë vdekur në kushte spitalore dhe në 19 janë regjistruar sëmundje shoqëruese.

Në të njëjtën kohë, statusin e “të shëruarit” e kanë marrë 3197 persona në mjekim spitalor apo shtëpiak, pra 14,6% më pak krahasuar me javën e kaluar.

Gjatë javës së kaluar janë raportuar 647 riinfeksione, me një rënie prej 11,1% krahasuar me javën e kaluar, regon raporti i ISHP-së.