Takimi me Vuçiçin në Bruksel, Kurti tregon 6 pikat që përmendi për marrëveshjen finale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për takimin e 18 gushtit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ku u shpreh se pala serbe nuk ka qenë e gatshme për normalizim të plotë.
“Kapitulli i parë që kam propozuar statusin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, njohja reciproke. Ballafaqimi me të kaluarën, personat e zhdukur me dhunë, dëmet e luftës.Hapat në të ardhmen duke vendosur bashkëpunimin, që si pikënisje ka katër liritë nga procesi i Berlinit. Trajtimi i pakicave. Shqyrtimi i marrëveshjeve të deritashme se cilat janë tejkaluar. Mekanizmat për zbatimin e marrëveshjes.
Pala serbe nuk ka qenë e interesuar për normalizim të plotë .4 opsionet e Lajçakut për lirinë e lëvizjes, që ai i ka propozuar, është e pavërtetë se njëra palë nuk ka qenë konstruktive. Opsion i pranuar për ne heqja e dokumenteve në hyrje dalje, kemi hedhur idenë që t’i njohim të gjitha dokumentet. Ky është pozicion që del nga principet evropiane dhe i hedh poshtë zgjidhjet gjysmake”, thotë Kurti.
