U hapi dyert refugjatëve, Merkel nderohet me çmimin “Nobel” për Paqe
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel.....

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel është nderuar me çmimin “Nobel për Paqen 2022”, dhënë nga UNESCO-s, për përpjekjet e saj për të mirëpritur refugjatët.
“Të gjithë anëtarët e jurisë u prekën nga vendimi i saj i guximshëm në vitin 2015 për të mirëpritur mbi 1.2 milionë refugjatë, veçanërisht nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Eritrea. Kjo është trashëgimia që ajo la.”– tha Denis Mukuege. “Çmimi i Paqes” , u jepet çdo vit që nga viti 1989 individëve, organizatave ose institucioneve që kanë bërë një përpjekje të veçantë për të promovuar, hulumtuar ose siguruar paqen.
Nuk është vendosur ende se kur do t’i dorëzohet çmimi Merkelit, e cila u largua nga politika vitin e kaluar pasi shërbeu katër mandate si kancelare e Gjermanisë.
