Kuvendi javën që vjen nis punën, Ramadani: Pres të mbizotërojë zëri i arsyes
Javën e ardhshme deputetët duhet të nisin seancat e reja....

Javën e ardhshme deputetët duhet të nisin seancat e reja pas pushimeve verore. Takimi i kryeparlamentarit Xhaferi me koordinatorët e grupeve parlamentare, për të dakorduar dinamika e punës, është caktuar për të martën.
Edhe pse para shkuarjes në pushim të deputetëve, Kuvendi në vazhdimësi nuk kishte kuorum, analisti dhe ish deputeti Ismet Ramadani për TVM2 shpreson që pas pushimeve të shohim një Kuvend ku do të mbizotërojë zëri i arsyes, sepse bojkoti sipas tij, dëmton shtetin dhe qytetarët.
“Do të kthehen në Kuvend pak më të relaksuar, por edhe me përgjegjësi më të madhe, kjo vlen edhe për pozitën edhe për opozitën. Duhet të jenë të vetëdijshëm se po jetojmë në kohë krize. Sa i përket opozitës, mendoj se nëse opozita vazhdon me bojkot, atëherë do të jetë problem dhe do të kemi një parlament jo-funksional që nuk është mirë për qytetarët. Opozita shqiptare duhet të mbajë konceptin e vet për çështjet që kanë të bëjnë me integrimet europiane, këtu pozita dhe opozita duhet të mbajnë diskurs të njejt” – u shpreh ish deputeti Ismet Ramadani.
Ivanov: Kuvendi funksionon me inate, nuk pres ndryshim
Por për Gazetarin dhe njohësin e kuvendit, Zoran Ivanov, as pas pushimeve nuk do shohim ndonjë gjë të re. Sipas tij, fakteqësisht në Kuvend kohët e fundit, janë instaluar inatet e partive politike.
“Mendoj se agjë të re nuk do të mund të shohim, apo ndonjë dinamik të re nga puna e Kuvendit, sepse aty janë të instaluara shumë inate politike e më pak kulturë politike. Deri më tani kemi qenë dëshmitar i bllokadave të vazhdueshme me kjo pritet edhe të vazhdojë, komisionet nuk do të funksionojnë posacërisht ato të cilat i udhëheq opozita. Shumica do të vazhdojë ta shtyj punën me këtë numër të deputetëve. Opozita do të bëjë reklamë se po kritikon Qeverinë që të arijë qëllimin për zgjedhje të parakohshme, por mendoj se këtë vitë nuk mund të presim zgjedhje” – deklaroi gazetari Zoran Ivanov.
Prioritet pas fillimit të punës së Kuvendit, pritet t’i jepet vazhdimit të punës së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, sidomos për Zgjedhjen e Gjyqtarëve Kushtetues, si dhe pikave të tjera pa mbaruara për të cilat paraprakisht nuk kishte kuorum. (Fitim Kryeziu, TVM2)
