Maqedoni

Refuzohet ankesa e Ruskovsës, Këshilli i Prokurorëve konfirmoi suspendimin

24.08.2022 14:44

Me dyer të mbyllura për opinionin, Këshilli i Prokurorëve njëzëri ka hedhur poshtë si të pabazë ankesën...

Me dyer të mbyllura për opinionin, Këshilli i Prokurorëve njëzëri ka hedhur poshtë si të pabazë ankesën e Prokurores për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska dhe ajo mbetet e suspenduar. Këshilli ka konstatuar se në kohën kur udhëhiqet procedurë penale ndaj Ruskoskës, ajo nuk duhet të kryej funksionin, për shkak të ndikimit të mundshëm. Mosbashkëpunimi i Ruskovskës dhe Kryeprokurorisë ka sjellur në këtë situate thonë nga Këshilli i Prokurorëve. Sipas tyre, procedurat parahetimore të nisura nga Ruskovska duhet të vazhdojnë të procesuohen nga prokurorë të tjerë. 
 
“Prokuroria për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duhet të vazhdojë të mbarojë procedurën për atë çka ka ndodhur në Policinë Finansiare, gjegjësisht për atë për çka kanë paraqitje.Vlersojmë se prokurori publik që vepron në atë prokurori, duhet të lirohet nga ndikimi i prokurores publike Vilma Ruskovska e cila atje do të ishte shef dhe ndoshta do të ndikonte në atë lëndë.”, tha Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve.
 
Akuza për shkelje të rëndë të procedurës, Jolevski: Është punë e komisionit disiplinor 
 
Pas suspendimit, në radhë është Komisioni për çështje disciplinore, i cili duhet të vendosë nëse Ruskoska ka bërë shkelje të rëndë të proedurave të parapara në Ligjin për Prokurori Publike, gjatë bastisjen në Drejtorinë e Policisë Financiare.
 
“Nuk ka të bëjë me procedurën disiplinore dhe nëse ka ndonjë shkelje disiplinore edhe pse prokurori në ndërkohë ka sjellë propozim për procedurë të rëndë disiplinore megjithatë atë do ta vlerësojë Komisioni disiplinor, ne nuk jami competent e as nuk guxojmë të përzihemi në punën e Komisonit se çka do të vlersojnë dhe vërtetojnë ata. Eventualisht vetëm nëse deri tek ne arrin propozim për shkarkim.”, tha Jolevski.
 
Pas vendimit të Këshillit të prokurorëve, Ruskovska për TVM 2 ka theksuar se nuk do të komentojë vendime të Këshillit të Prokurorëve edhe pse paraprakisht suspendimin e saj e karakterizoi si suspendim të së drejtës dhe drejtësisë. Bastisja e Drejtorisë financiare nga ana e Prokurorisë për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, solli deri në konflikt mes krerëve të të dy institucioneve. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI