Maqedoni
Nis pastrimi i ish fabrikës “Treska”, për ndërtime, komuna pret planin e ri urbanistik
24.08.2022 15:01
Ka filluarar pastrmi i zonës së ish fabrikës “Treska”....

Ka filluarar pastrmi i zonës së ish fabrikës “Treska”. Fillimisht do të hiqen mbetjet e rrezikshme, çatia e asbestit prej 40 mijë metra katrorë, do të prishen ndërtesat nga vetë pronarët dhe më pas mbetjet e mëdha që do të dеponohen në Drislla dhe do të asgjësohen. I pyetur nëse pas patrimit, a do të ndalohet ndërtimi sipas planit të vjetër urbanistik, të cilin LSDM e kundërshtonte vazhdimisht derisa ishte në opozitë, kreu i Qendrës Gerasimovski, deklaroi se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për një plan të ri urbanistik.
“Ai Plan Urbanistik për momentin është i vlefshëm. Bëjmë përpjekje që sa më shpejt të miratojmë Plan të ri Urbanistik. Nëse nuk miratohet, atëherë do të duhet patjetër ta respektojmë ligjin. Kemi 15 kërkesa për krijimin e parcelave dhe janë 4 kërkesa për ndërtim. Derisa të japim të 36 lejet për pastrimin e objektit, i gjithë procesi do të ngecë. Nuk varet nga komuna Qendër, por jam i sigurt se së shpejti do ta bëjmë ndryshimin në Planet e detajuara urbanistike.”, tha Goran Gerasimovski, kryetar i komunës Qendër.
VMRO-DPMNE: Shfrytëzohen para publike për interesа private
VMRO ndërkohë akuzon se Gerasimovski me para nga buxheti komunal, po pastron parcelat për investitorët privatë në mënyrë që ata të ndërtojnë objekte në atë hapësirë.
“LSDM premtoi se nuk do të betonohet hapësira te ish-fabrika e Treska dhe të gjithë e shohim se si brutalisht dhe me para publike, po e përgatisin hapësirën për objektet e reja, të cilat do ta ngulfasin atë pjesë të qytetit. LSDM punon me para publike për interesа të biznesit privat.”, thonë nga VMRO.
Në prill të këtij viti hapësira tek ish-Treska u përfshi nga zjarri, gjë që shtoi dyshimet se vendi po bëhet gati për ndërtesat e reja shumëkatëshe që kundëshohen nga banorët. Nga 36 kërkesat e dorëzuara në komunë për largimin e objekteve, janë miratuar 13.
SEDAT SELIMI
