Turp i ri për Milanin

18.01.2015 20:17

San Siro ka qenë arena e humbjes së katër sezonale të Milanit që kësaj radhe pësoi nga Atalanta (0-1)...

Një kundërsulm i mysafirëve turpëroi rezistencën nikoqire. Moralez asistoi për mrekulli te German Denis, i cili me lehtësi e mposhti Lopezin (33’).

Fundi i pjesës së parë u shoqërua me fishkëllimat e tifozëve Rossonerë kundrejt paraqitjes së dobët të skuadrës së tyre.

Lojtarët e Inzaghit u përpoqën në pjesën e dytë që të mos dilnin kokulur nga stadiumi, mirëpo nuk ia dolën dhe u desh të pajtoheshin me humbjen.

Pas 19-të javësh, Milani numëron 26 pikë dhe gjendet në vend të tetë në tabelë. Pozita që çon në Ligën e Kampionëve (Napoli) është shtatë pikë larg.