Maqedoni

Pakënaqësi nga çmimi i ofruar blerës, prodhuesit e kumbullave në protestë në Dellçevë

24.08.2022 15:16

Të pakënaqur nga çmimi i ulët i shitjes, të cilën e ofrojnë blerësit, prodhuesit e kumbullave për dy orë kanë bllokuar...

Të pakënaqur nga çmimi i ulët i shitjes, të cilën e ofrojnë blerësit, prodhuesit e kumbullave për dy orë kanë bllokuar rrugën mes Berovës-Dellçevës dhe rrugën drejt vendkalimit kufitar me Bullgarinë. Zgjidhjen e kërkojnë te hapja e kapaciteteve përpunuese që iu është premtuar para tri viteve. 
 
“Na është premtuar se do të hapin kapacitete përpunuese, distireli, tharëse. Nga ato premtime asgjë nuk pamë. Përderisa në rrethin tonë nuk ndërtohen kapacitete përpunuese, probleme me kumbullat do të kemi vazhdimisht.”, tha një protestues.
 
Në rajonin që është prodhuesi më i madh i  kumbullave është më i madh nuk ka pika shitëse, ndërsa këtë vit nuk ka as blerës. Bujqit vlerësojnë se çmimi më i ulët nuk duhet të jetë nën 12 denarë për kilogram. 
 
“Këtu nuk kashit-blerje. Po tregoj në Radovish se si sillen çmimet. Në qese najloni është 6 denarë, në gajbe është 8 denarë, kurse në gajbe të drurit diku 10 denarë.”, u shpreh një protestues.
 
Nëse urgjentisht nuk zgjidhet problemi me shit-blerjen e kumbullave, siç ishte gjetur para tri viteve kur janë subvencionuar blerësit, atëherë prodhimet do të prishen, thanë protestuesit.  
 
ERSAN PAJAZITI