Maqedoni

VMRO kërkon përgjegjësi për Buhovën, Arsovski: Lejoi operime në sy, në të zezë

24.08.2022 15:32

VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi politike dhe juridike për drejtoreshën e Inspektoratit Sanitar dhe Shtetëror...

VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi politike dhe juridike për drejtoreshën e Inspektoratit Sanitar dhe Shtetëror, Irina Buhova. Sipas opozitës, Buhova është e përfshirë në një seri skandalesh përfshi edhe këtë fundit me spitalin privat të syve “Pro Medika Oftalmologjia”. Sipas VMRO-së, ky spital ka vazhduar me ndërhyrjet kirurgjike edhe pse ka patur ndalesë për një veprimtari të tillë.  
 
“Dorëheqja e Buhovës lidhet me skandalin e fundit pasi nuk ka penguar punën në të zezë të një spitali privat për sy në mes të Shkupit, për të cilin institucioni që drejton ka dhënë vendim për ndalesë për të kryer ndërhyrje operative në “Pro Medika Oftalmologjia” ndërsa Buhova ka vazhduar t’i mbrojë për një kohë të caktuar.”, tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE,
 
VMRO fton Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e drejtësisë që të zbardhin rastin. 
 
“Nuk mjafton vetëm dorëheqja. Duhet të hapet lëndë, të konfirmohen faktet dhe të mbajë përgjegjësi. Ministria e Shëndetësisë të mos hesht më por të shqyrtojë ratsin pësi në këtë mënyrë bëhet bashkëfajtor.”, tha Arsovski.
 
Pavarësisht dorëheqjes së ofruar, Irina Buhova, mbetet në krye të Inspektorartit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, pasi përkundër paralajmërimeve se Qeveria do ta shkarkonte në seancën e së martës dhe do të emëronte një zyrtar tjetër, kjo nuk ndodhi.       
 
SHPËTIM NUREDINI