Maqedoni

Konfirmimi i suspendimit për Ruskovskën, LSDM: T’i lemë institucionet të bëjnë punën e tyre

24.08.2022 15:49

LSDM nuk dëshiron të komentojë vendimin e Këshillit të Prokurorëve...

LSDM nuk dëshiron të komentojë vendimin e Këshillit të Prokurorëve, për suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë për Krim të Organizuar Vilma Ruskovska. Sipas tyre, organet gjyqësore janë të pavarura e askush nuk guxon të ndërhyjë në punën e tyre. 

“T’i lemë institucionet të bëjnë punën e tyre. Kjo është gjëja më e rëndësishme për momentin. Kjo qeveri dëshmoi se din t’i respektojë të gjitha institucionet, di ta respektojë posaçërisht pushtetin gjyqësorë si pushtet të pavarur. T’ua lëmë institucioneve. Nga ajo që do të vijojë në periudhën e ardhshme do të shihni edhe ju si media dhe do të binden edhe qytetarët se kjo qeveri nuk ka për qëllim dhe as nuk është përzier në vendimet e pushtetit gjyqësor.”, tha Darko Kaevski nga LSDM.