Maqedoni

Dy ditë pa energji, banorët e Haraçinës, protestë para EVN-së

24.08.2022 16:11

Përpara zyrave të EVN-së në Butel, banorët e Haraçinës protestuan sot të revoltuar pasi në këtë fshat kompania energjetike...

Përpara zyrave të EVN-së në Butel, banorët e Haraçinës protestuan sot të revoltuar pasi në këtë fshat kompania energjetike nuk intervenon për të sanuar defektet dhe i injoron kërkesat e konsumatorëve. Aktualisht e gjithë Haraçina është pa rrymë. 
 
EVN thotë se difekti ka ardhur për shkak të stërngarkesës në nënstacione por protestuesve nuk ju intereson difekti, këkrojnë që tu rregullohet e të mos vuajnë mungesën e rrymës.
 
“Mbi 20 vite kujdesem për një njeri me invaliditet. Ka edhe raste sociale dhe EVN-duhet me marrë masa.”, tha një banor i Haraçinës.
 
“Me 25.000 mijë banorë më lujtë, ka njerëz të sëmurë që jeta e tyre varet nga rryma.”, u shpreh një banor i Haraçinës.
 
“Ka njerëz që jetojnë më ndihmë sociale, ka të sëmurë. Ju kisha lut me mirësi, mos na detyroni të përdorim dhunë.”, tha një banor i Haraçinës.
 
Banorët kërkojnë edhe që të mos lëshohen fatura paushalle me çmime marramendese dhe të papërballueshme. Thonë se edhe nëse dikush vjedh rrymë duhet të dënohet ai e jo të vuajnë ata që rregullisht paguajnë faturat.   
 
“Ma shumë se EVN-ja që vjedh askush nuk vjedh. Unë e paguaj rrymën, pse nuk ma jep. Le të këtë problem me ata që nuk paguajnë, jo me ne. Në këtë rast kush është hajdut, unë apo ata? Edhe rrymën ma ndal edhe paret m’i merr.”, u shpreh një banor i Haraçinës.
 
“Nëse ka vjedhje në Haracinë, EVN-ja duhet t’i gjejë, nëse nuk mund ta bëjë, atëherë le ta dëshmojë paaftësinë e saj.”, tha një banor i Haraçinës.
 
“Unë jetoj në Francë dhe kam ardh për pushime. Imagjinoni, shpija ime është mbyllur gjithë vitin dhe unë i paguaj faturat nga 8.000 denarë pa qëndru fare në shtëpi.”, u shpreh një banor i Haraçinës.
 
“Kjo është fatura që ka paguar vëllai im ndërsa është ngrohur me gaz. Nëpër komunat maqedonase rryma vjen më lirë ndërsa të në shqiptarët,  vjen shumë shtrejt.”, tha një banor i Haraçinës.
 
“Katica Janeva që duhet të jetë shembull, prokurorja me 4000 euro rrogë u korruptua, e nuk po vjedhin qytetarët e thjeshte që punojnë me 300 euro dhe rryma ju vjen  100 euro.”, u shpreh një banor i Haraçinës.
 
Edhe kreu i komunës, Ridvan Ismaili kërkon që EVN urgjentisht të zgjidhë këtë problem.
 
“Na u mundësua që me drejtorin e EVN-së të kësaj njësie të kemi takim të përbashkët dhe sollëm vendim që kompania e sigurimit të riaktivizohet dhe atë që realisht e bënë padrejtësisht në fillim të mandatit tim. Pasi u largua kompania gjendja u vështirësua në komunën tonë dhe ne u morrëm vesh që të kthehet.”, tha Ridvan Ismaili, kryetar i komunës së Haraçinës.
 
Nëse EVN nuk intervenon, banorët paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Për të enjten janë paralajmëruar  protesta të reja. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU