Maqedoni

Mungesa e energjisë në Haraçinë, Avokati i Popullit me apel që të merren masa

24.08.2022 16:26

Avokati i Popullit ka pranuar një ankesë nga një grup banorësh të Haraçinës...

Avokati i Popullit ka pranuar një ankesë nga një grup banorësh të Haraçinës, në të cilën ata ankohen se janë të diskriminuar, pasi, edhe pse i paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike, ndërprerjet e vazhdueshme kanë bërë që të pësojnë dëme të mëdha materiale.

Avokati i Popullit apelon deri te institucionet kompetente që të marrin masa për normalizimin e furnizimit me energji elektrike në Haracinë. 
 
Avokati i Popullit, apelon te Kompania dhe Institucionet kompetente, para së gjithash Ministria e Punëve të Brendshme, që menjëherë t'i ndërmarrin të gjitha masat dhe të sigurojë parakushtet për riparimin e defektit, me çka do të normalizohej gjendja me furnizimin me energji elektrike në këtë komunë.