Maqedoni
Mungesa e energjisë elektrike në Haraçinë, Bekteshi: Është gjetur zgjidhje e përkohshme
24.08.2022 16:47
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se në Haraçinë do të rikthehet energjia elektrike...

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se në Haraçinë do të rikthehet energjia elektrike, pasi është arritur marrëveshje e përkohshme mes komunës dhe EVN-së.
“Në koordinim me Kryetarin e Komunës dhe menaxhmentin e EVN-së është gjetur zgjidhje për çështjen e furnizmit të rregullt me energji elektrike! Kjo zgjidhje është e përkohëshme, me shpresë që do jetë afatgjate nëse të gjitha palët respektojnë marrëveshjen dhe ligjet e vendit. Të bëjmë përpjekjet maksimale për të kursyer rrymën, të mbrojmë buxhetin familjar dhe të mos e rëndojmë krizën!”, ka shkruar Bekteshi në profiling e tij në Facebook.
