Arsenali befason Cityn, Chelsea në pozitën e parë me plus pesë pikë

18.01.2015 20:18

Arsenali ka arritur të shënojë një fitore të madhe, pasi ka marrë tre pikë në udhëtim te skuadra e Manchester Cityt, të cilën e mposhti me rezultat solid prej 2-0...

Ndeshja filloi mirë me një dominim të lehtë nga vendasit. Sidoqoftë, në minutën e 24’ të takimit, Cazorla shënon nga penalltia për t’i dhënë epërsinë Arsenalit.

Në minutën e 67’ Cazorla harkon për mrekulli deri te Olivier Giroud i cili e dërgon topin në rrjetë falë një goditjeje të bukur me kokë.

Me këtë fitore, Arsenali është në kuotën e 39 pikëve në vendin e pestë të tabelës, teksa City ka 47 pikë, pesë pikë më pak se lideri, Chelsea.