Maqedoni
Shkup, shënohet dita e pavarësisë së Ukrainës
24.08.2022 17:48
Edhe Shkupi shënoi sot Ditën e e pavarësisë së Ukrainës.....

Edhe Shkupi shënoi sot Ditën e e pavarësisë së Ukrainës. Përmes formimit të një zinxhiri, u shënua rekord botëror për interpretimin e himnit së Ukrainës, në kuadër të nismës globale “The free world gathering”.
“Ukrainasit dëshmuan se nuk mund të fitohen. Ju falenderojmë të gjithë atyre që treguan fuqi në këto kohë, të cilët luftuan për Ukrainën dhe u ndihmuan ushtarëve tanë. Ju falemderoj edhe të gjthë shokëve tanë, në mbarë botën për ndihmën dhe përkrahjen për Ukrainën.”, tha Roman Duga, sekretar i ambasadës së Ukrainës në RMV.
“Falenderojmë e RMV- në, njëvend të vogël por me zemër luani, e cila dhe edhe më tepër se çka mundeshte për të na përkrahur. Këtë ndihmë ukrainasit nuk do ta harrojnë asnjëherë.”, tha Oleksandar Urbanoviq, kryetar i Shoqatës së Ukrainasve.
Edhe Kryeministri Kovaçevski tha se agresioni rus është shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe RMV dënon sulmet ushtarake mbi Ukrainën.
“Për këtë arsye RMV vendosi ti harmonizojë politikat me BE–në, sa i përket luftës në Ukrainë dhe u kyq në të gjitha masat dhe sanksionet kundër ferederatës ruse.”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Në Samitin e platformës ndërkombëtare për Krimenë, të gjithë pjesmarrësit dënuan agresionin rus.
FLUTURA LATIFI
