Botë

Shqipëri: 445 qytetarë të infektuar gjatë 24 orëve

24.08.2022 20:00

Një 86-vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 gjatë 24-orëve të fundit...

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1436 testime të kryera gjatë 24 orëve, kanë rezultuar positive me covid 445.
 
Prej tyre, 159 kanë rezultuar në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 24 në Shkodër, 20 në Lushnje, 19 në Sarandë, 18 në Kavajë, 16 në Gjirokastër, 15 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Korçë, Elbasan, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Pogradec, Berat, Peqin, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Maliq, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Krujë, Dibër, Patos, Himarë, Devoll, Kuçovë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Selenicë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Skrapar, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Vorë, Bulqizë, Mat, Roskovec, Divjakë,
Janë 3,704 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
 
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë.
 
Janë shëruar 404 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 318,804 që nga fillimi i epidemisë.